Shkruan: Prof. dr. Agim Rushiti
Lajm i mirë!
Prof. Besfort Idrizi , sot u zgjodh Dekan i Fakultetit të Arteve Dramatike pranë Universitetit “Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Asgjë eskluzive nuk paraqet zgjedhja në pozitë të dekanit, po të mos ishte fakti se për herë të parë (për sa mbaj mend unë, përjashtuar rastin në Fakultetin Pedagogjik, ku mësimi mbahet edhe shqip) të zgjedhet për dekan një profesor shqiptar, në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit “Sh.Kirili dhe Metodi” në Shkup (ku kemi studentë shqiptar dhe mësim në gjuhën shqipe).
Të mos flasim për ato mjedise (fakultete), ku kemi profesorë shqiptar dhe studentë shqiptar, e mësimi mbahet vetëm në gjuhën maqedone apo angleze.
Është kjo klimë e re që po fillon të mbizotërojë në këtë mjedis akademik, apo është arsyeja se për këtë njësi univesitare (dhe jo vetëm) tani më shqiptarët kanë lënë gjurmë të pashlyer të suksesit (Refet Abazi,…), apo ka ardhur koha padrejtësisë t’ua zën vendin meritokracia?
Përndryshe, Besforti ka qene student i profesor Refet Abazit, në klasën në gjuhën shqipe, po në këtë fakultet, të cilin do e drejtojë, së paku në tri vitet e ardhshme.
Prof. Besfortit suksese në detyrën e re, të shkëlqej siç shëndrrit si mësimdhënës.