• Impressum
  • Na Kontaktoni
June 10, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Pse është më mirë të jesh beqar?

February 13, 2022
in Maqedoni, Showbiz
Pse është më mirë të jesh beqar?
Share on FacebookShare on Twitter

Të qënit beqar apo në një lidhje ka të mirat dhe të metat e veta. Ekspertët thonë se nuk është më mirë të jesh beqar/e, ashtu sikurse jo domosdoshmërisht është më mirë të kesh një lidhje.

“Ajo që është e duhur për ne varet nga situata jonë në veçanti: mosha, historia sentimentale, qëndrueshmëria emotive, stili i jetës”, thotë seksologia Jess për Huffington Post.

Prandaj, cilat janë avantazhet e të qenit beqar/e?

Bën më shumë ushtrime fizike

Ndoshta keni lexuar diku se martesa është një kurë për gjithçka, që nga shqetësimet kardiake deri tek depresioni, por studimet thonë se dhe të qenit beqar i bën mirë shëndetit. Dr. Jess thotë: “ Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve”.

Ushtrimet fizike janë të lidhura me përfitime të tjera për shëndetin, si përmirësimi i humorit, rritja e energjisë, përmirësimi i cilësisë së gjumit, aktivitetit kardiovaskular.

Kujdesesh më shumë për veten

Studimet thonë se ka rezultate të ndryshme nëse krahasojmë të dhënat shëndetësore të një femre të martuar, me një femër që ka qenë gjithnjë beqare. Sipas një studimi femrat beqare kanë treguar rezultate më të larta në tre parametra: shëndeti i përgjithshëm, ditët që ka qenë sëmurë dhe vizitat.

Një tjetër studim i 2013-tës i Health Psychology thotë se kush është martuar dhe është i lumtur ka mundësinë më të madhe të shtojë në peshë në katër vitet e ardhshme të martesës.

Je më aktiv me shoqërinë

“Disa ekspertë thonë se beqarët janë më të lirshëm, krijojnë lidhje shoqërore më të forta në krahasim me personat e martuar, pasi kërkojnë më shumë raste për t’u socializuar”, thotë seksologia Jess.

Ha më shëndetshëm

Të jetosh një lidhje jo të shëndetshme që përfundon në divorc, është e dëmshme si për mendjen dhe për trupin. Lidhjet “e sëmura” dhe jo të lumtura mund të çojnë në një sërë sjelljesh si “comfort feasting”, (të hash çdo gjë duke u shëndoshur, duke e parë si rrugë ngushëllimi), dhe “control feasting” (të privohesh nga ushqimi për të kontrolluar diçka në jetë).

Miqësitë zgjasin më shumë

Edhe pse kundër dëshirës, kur martohemi shumë miqësi përfundojnë në plan të dytë. Prioritet bëhen partneri apo partnerja, dhe familja. Kjo është e drejtë. Por nga ana tjetër, beqarët arrijnë të mbajnë në këmbë miqësitë e tyre dhe për këtë ata bëhen miqtë “më të mirë”.

Ke më pak borxhe

Paratë nuk vlejnë sa shëndeti dhe lumturia, por të kesh borxhe është stresuese. Duket se beqarët kanë më pak të tilla. Nëse është e vërtetë që çështjet e parave shkaktojnë stres të fortë, dhe stresi dëmton shëndetin, atëherë ky është një zbulim i rëndësishëm.

Mjaftohesh me veten

Kur je vetëm mëson të gëzosh kohën vetëm për veten tënde. Mundësia për të jetuar në një mënyrë të pavarur dhe të kënaqshme është një “teknike e rëndësishme mbijetese”, që personat në çift nuk e gëzojnë.

Related Posts

ASH: Edhe ne dalim nga Qeveria dhe përkrahim ndryshimet kushtetuese për integrim Europian
Maqedoni

ASH: Edhe ne dalim nga Qeveria dhe përkrahim ndryshimet kushtetuese për integrim Europian

June 10, 2023
Reagon regjisori nga Kumanova, Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë
Kulturë

Reagon regjisori nga Kumanova, Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë

June 10, 2023
Haraçinës iu shtua edhe një hafiz i ri
Maqedoni

Haraçinës iu shtua edhe një hafiz i ri

June 9, 2023
Luta: Sfida e mësimdhënësve, kërkesa e prindërve për përmirësimin e notave fëmijëve
Maqedoni

Luta: Sfida e mësimdhënësve, kërkesa e prindërve për përmirësimin e notave fëmijëve

June 9, 2023
MPB: Në Haraçinë nuk ka pasur sulme as kërcënime ndaj policisë
Maqedoni

Sllupçani nuk lëshon pe, në Haraçinë ekipet e EVN-së punojnë në modernizimin e rrjetit

June 9, 2023
A po vendoset në pikëpyetje kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
Maqedoni

A po vendoset në pikëpyetje kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

June 9, 2023
Next Post
Rritja e çmimeve të produkteve / Edhe blerësit, edhe shitësit nuk janë të kënaqur

Rritja e çmimeve të produkteve / Edhe blerësit, edhe shitësit nuk janë të kënaqur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK