Pas marrjes së njoftimeve nga kompanitë e sigurimit se do të rrisin çmimin, janë bërë përllogaritjet aktuariale për verifikim.
“Pas llogaritjeve të kryera aktuariale, u konstatua se rritja e çmimit me arsyet e dhëna nuk është e justifikuar, theksoi AMS.
“Për këtë, AMS thotë se ka informuar dhe ka paraqitur propozim në Ministrinë e Financave, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, për të inicuar përgatitjen dhe miratimin e një tarife të re të çmimeve për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Dhe në këtë mënyrë për të kufizuar masën e kompensimit të shpenzimeve të përgjithshme që do të mundësojë uljen e çmimit të policave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike”, thuhet në njoftim.
Kostoja e një police të përgjegjësisë automobilistike u rrit me 15.4 për qind. Nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhen 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë. Rritja e çmimit është proporcionale në varësi të kapacitetit të motorit të instaluar në automjet. Nuk ka ndryshim çmimesh vetëm për automjetet deri në 44 kilovat. (INA)