Nga katër skuadrat që do të jenë pjesë e Kupës së Europës, vetëm skuadra e Metalurgut do ta luajë kompeticionin europian në shtëpi.
Tre të tjerët – Gjorçe Petrov, Kumanova dhe Çairi do të luajnë në fushë mysafire. Kumanova do të shkojë në Izrael, Gjorçe Petrov në Islandë, ndërsa Çairi do të luajë dy ndeshje në Kosovë.
Salla “7 Marsi” në Çair nuk i plotëson kushtet për garat evropiane, ndaj klubi kërkoi alternativa të tjera. Çairasit kanë marrë çmim shumë të lartë për ta shfrytëzuar Q.S. “Jane Sandanski”, ndërsa në Q.S. “Boris Trajkovski” më 15 tetor do të ketë një koncert grupi popullor “Il Divo” dhe nuk mund të përgatitet për garë të nesërmen.
Trajneri Basri Latifi ka dhënë arsyet pse kanë vendosur për këtë gjest jo të hijshëm.
“Të gjithë le të pyesin përse ekipet do të luajnë vetëm në terren mysafir. Të gjitha sallat sportive që plotësojnë kriteret e EHF-së për ndeshje europiane janë të zëna në atë periudhë. Për sallën e vogël dhe ate për ndeshje hendbolli për femra në Q.S. ‘Jane Sandanski’ na kanë dhënë çmim prej 80.000 denarë me lirim, nëse duam të lirojmë ndonjë nga terminet e zëna. Në Q.S. ‘Boris Trajkovski’ me 15 tetor ka koncert, dhe na thanë se nuk janë në gjendje ta përgatisin sallën për ditën e ardhshme për ndeshje eurpiane. ‘Jane Sandanski’ i është dhënë KOM i cili për termin të zakontë kërkon 2.000 denar, ndërsa për ndeshje 80.000 denar. Në ‘Kale’ nuk mund të luhet sepse sallën e shfrytëzon Federata e basketbollit. Ku është problemi, te të paaftët apo te të pëpërgjegjshmit? Turp është për sportin nëse në kohën e sotme duhet të lutësh për sallë ose të luash dy ndeshje si mysafirë, kur prej përpara je i dënuar për humbje”, deklaroi Latifi.
Çairi udhëton në Kosovë, te ekipi i Istogut, ndërsa dy ndeshjet do të luhen në Istog më 15 dhe 16 tetor në ora 18:00.