Muhamed Mustafa, anëtar i kryesisë së BC Cair 2030 dhe komisar për çështje sigurie në këtë klub, ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social facebook ndaj padrejtësive të klubit të tyre në ndeshjen e fundit kundër Feniks, por edhe në ndeshjet e tjera që nga fillimi i këtij seznoni të parë të BC Çair në elitën e basketbollit.
Ai mes tjerash ka shkruar se nga viti 2005 e deri sot në vitin 2022 po e kërkojnë të mirën dhe të bukurën në basketboll, megjithate nuk po ia dalin.
Ai shton se në Federatën e basketbollit të RMV-së nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se punon në stilin e proverbit: Kadiu të paditë, kadiu të gjykon.
“Nga viti 2007 me KK NBA Çair e deri më sot 2022 me KK Çair 2030 me forcë po e kërkojmë më të mirën në basketboll, të drejtën, megjithate nuk bën dhe nuk bën, pasi në një federatë në të cilën nuk ka nënkryetar shqiptar, ku nuk respektohet dygjyhësia, ku nuk ka asnjë shqiptar të punuësuar rezultati për fat të keq është ky plotë 15 vite. Kadiu të paditë, kadiu të gjykon”, ka shkruar i mllefosur Muhamed Mustafa. /Open-TV.