Sot në fshatin Hotël, në njërin prej fshatrave më të zhvilluar në komunën e Likovës për të vazhduar me ciklin e emisioneve “Historia e fshatit tim” në Open-TV.
Së bashku me kolegun Selajdin Shabani dhe operatorin Muhamed Beluli po përgatisim një emision për origjinën e emrit të fshatit Hotël, mahallat, figurat historike: Bacën Sulë, Hysni Shaqirin, dëshmorët e vitit 2001 e të tjera. Për çka ishte dhe është i njohur fshati Hotël, a është ishpresidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu nga ky fshat?
Falënderojmë profesorin universitar, Minir Ademi që u tregua i gatshëm të flasë dhe të rrëfej për Hotlën heroike dhe përparimtare. E falënderojmë edhe për librin e dhuruar “Hotla nëpër kohë”.
Në ditët në vijim do të sjellim emisionin “Historia e fshatit tim”-fshati Hotël.
Mirënjohje komunës së Likovës për mbështetjen.