Shkruan: Shefik Duraku
Vlerat artistike duhet mbështetur ç’doher kur ato janë të mirëfillta,kurse kritikët e lëmisë si profesionist duhet t’a bëjnë punën e tyre në interes të kombit duke ruajtur kulturën dhe kështu duke avansuar profesionin pa rënë pre e ,,katrahurës” dhe ,,masakrimit” të profesionit dhe profesionistëve duke u ndikuar nga interesi material sepse fundja është interes edhe i tyre.
Nuk dua të flas për efektin lokal të një roli që personalisht nuk më bën aspak përshtypje, më shum dua të flas për efektin e serialit në aspektin edukativ dhe porosinë që përcjell përmes një personazhi të cilin ja servon haraçinasit dhe publikut në përgjithësi si një model që nuk duhet ndjekur,sepse edhe realiteti nuk është ashtu siç paraqitet në serial.
Vetit që nxjerr në pah seriali përmes personazhit të ,, Haraçinasit” janë totalisht të pa pranueshme për mua si një Haraçinas,besoj edhe për shumë të tjerë si unë që ndjehemi krenarë për përkatësinë krahinore, sepse janë disa elemente të tjera që na karakterizojnë ne si Haraçinas para se të arrimë tek vetit e atij ,,Haraçinasit të Serialit Bashkallajki”
Sa për t’ja përkujtuar regjisorit të serialit (jo për t’a kritikuar) se Haraçina ka lënë gjurmë në gjitha periudhat historike të shqiptarëve të Maqedonisë, p.sh. dikur Haraçinës i këndonte një Rok-grup legjendarë ,,Minatori,, për të bëmat e rinisë Haraçinase kur në vitin 1989 me rastin e vrasjes së Nuredin Nuredinit, kufomën e të ndjerit rinia Haraçinase e dërgoi në Kuvendin e Maqedonisë socialite, e Minatori thoshte ,,a keni dëgjuar çka ka ndodhur me një vend, i vdekuri bashkë me të gjallët shkoi në Parlament” dhe ky rast ishte si pretekst për të filluar një valë e madhe protestash në Kosovë me kërkesën për shtet të pavarur,ose pas vitit 2001 Haraçinës i këndojnë artistë si Shkurte Fejza e Ilir Shaqiri.
Haraçina ka shumë histori të lavdishme dhe gjëra pozitive për të ndërtuar një model shembullor të një Haraçinasi.
Tani, e dij se dikush mund të thot, po Ok humor është ky,mir po e luan rolin,ose dikush mund të thot s’merr vesh nga humori!
Ok. Mund edhe të mos kuptoj se nuk e kam profesion, por disa gjëra mi thot logjika, p.sh. ai personazhi ,,Haraçinasi i Bashkallajkit” mban pistoletë,i hudh para muzikës,i pa shkolluar,i pa kulturuar,por ka shumë para dhe një ,,soprano” artiste me nam i përkulet këtij tipit sepse ka para, kjo për mua është nënçmuese për çdo artistë të mirfilltë (edhe pse nuk është larg realiteti)
Në kohën time kur funksiononte sistemi i vlerave artisti përmes rolit luftonte vetit negative në shoqëri duke nxjerrë në pah dhe i afirmonte vetit pozitive të shoqërisë me qëllim të krijimit të një modeli shembull or.
E kuptoj edhe atë që më parë arti krijohej në teatër,në televizion, sepse nuk kishte rrjete sociale dhe dikush mund të thotë se tani kanë ndryshuar gjërat. Pajtohem që kanë ndryshuar gjërat,por kur e dijë që qëllimi i serialit nuk është të dëmtoj dikend por nga dëshira për të mbledhur sa më shumë audiencë (para nga pagesa e shikimeve në rrjetet sociale) dhe duke harruar për dëmin që mund të shkaktojë në afatgjatë,kjo është irituese për mua.
E kuptoj edhe aspektin materjal, sepse vërtet artistët janë lënë në mëshirë të fatit dhe nuk kanë trajtimin e duhur instucional, por sigurisht që duhet menduar edhe për aspektin edukativ të punës, jo me çdo kusht të arrihen të mirat materiale,sepse fundja ajo materjalja është e përkohshme por dëmi mbetet i përhershëm.
Kjo është një temë shumë e gjatë dhe ka shumë për të folur.
Unë artistin as që e njoh dhe vetëm mund t’i uroj sukses në profesion dhe mund t’a këshilloj të lexoj pak më shumë për Haraçinën,për Haraçinasit dhe Haraçinaset.
Suksese serialit,por ju lutem mos sakrifikoni dinjitetin,traditën dhe zakonet e Haraçinës për një grusht para sepse nuk i bëni nderë askujt,aq më pak ne si Haraçinas.
P.S një e qeshme thonë të zgjat jetën, e un po them ,,vetëm nëse qeshë në llogarinë personale” gjithçka tjetër është ,,borxh”
Shëndet e të mira







