Dje Federata e shahut e Maqedonisë së Veriut mbajti kuvendin e vjetor, ku janë prezantuar rezultatet e arritura gjatë vitit 2023. Përvec prezantimit të raporteve, projekteve të filluara, shahu në shkollat fillore, partnerët e rinj të federatës së shahut diskutuan edhe për mosbesimin e kryetarit dhe këshillit drejtues, të cilët pas votimit me shumicë votash morën mbështetjen që të vazhdojnë ti kryejnë funksionet e tyre për të cilët janë zgjedhur.
Nga 30 delegatë, 21votuan “pro” dhe 9 kundër, në këtë mënyrë kryesia fitoi besimin e delegatëve dhe bie tentativa për shkarkimin e asaj aktuale.
Kuvendi ka zgjatur nga ora 11 deri në orën 19:00.
Përpos Agim Shemshiut si nënkryetar, anëtar janë emëruar: Ramiz Dema nga Shkupi, Surja Tauk nga Kolegji Yahja Kemal, dhe juristi Arlind Jonuzi. (Open-TV)