Të enjten do të filloj viti i ri shkollor 2022/23. E nga 1 shtatori shahu bëhet një nga lëndët zgjedhore për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë, përcjell Open-TV.
Agim Shemshiu, nënkryetar i i FSHRMV-së, ka një apel për të gjithë prindërit, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimet në klasën e parë dhe të dytë.
“Lusim të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t’i mësojnë dhe të merren me shah, të kërkojnë që të kenë lënd zgjedhore shahun nëpër shkollat e tyre. Përvec kësaj mësimdhënësit dhe udhëheqësia e shkollava duhet t’ua mundësoj të gjithëve një gjë të tillë.
Edhe njëherë ju lusim që cdo nxënësi dhe prindi t’i arrij kjo informatë se fëmijët e tyre mund ta zgjedhin shahun.
Këtë apel po e bëj, sepse në opinion po qarkullojnë zëra se në disa shkolla nuk kanë mjetet të nevojshme, ndërsa iu kujtoj se ne si federatë ju qëndrojmë në dispozicion”, deklaroi Shemshiu për Open-TV.
Që lënda të realizohet dhe të jetë si lëndë zgjedhore, atëherë një klasë duhet të ketë së paku 15 fëmijë. Shembull i ngjashëm i futjes së shahut nëpër shkolla ekziston në Poloni. /Open-TV.