Klubi i karatesë Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës po i zhvillon përgatitjet intensive para kampionatit shtetëror që do të mbahet në Ohër më 24 shtator dhe kampionatit botëror, i cili do të zhvillohet nga 26-30 tetor të këtij viti në Konja të Turqisë.
“Fituesi i kampionatit shtetëror udhëton për në kampionatin botëror dhe ne si klub do të japim maksimumin për të arritur qëllimin. Nedim Shaqiri në grupmoshat për junior (U18) dhe Fisnik Shaqiri në grupmoshat për kadet (U16) janë dy karateistët, të cilët po stërviten rregullishtë në mënyrë që të arrijnë këto suksese”, deklaroi Seful Osmani, trajner i klubit, për Open-TV.
Në ndërkohë, KK Rininë e presin edhe shumë aktivitete deri në fund të vitit./Open-TV.