SHBA “Karadaku” pranohet si anëtare e plotëfuqishme me të drejta të barabarta në kuadër të Unionit të Shoqatave Bjeshkatare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, falënderojmë të gjithë anëtarët e SHBA “Karadaku” për besimin dhe kontributin e dhënë gjatë këtij rrugëtimi, duke shpresuar se do të kalojmë bashkë edhe shumë sfida dhe ecje të radhës.
Në të njëjtën kohë, falënderojmë edhe Unionin e Shoqatave Bjeshkatare në RMV, e sidomos kryetarin Fari Rexhepi, për vlerësimin duke shpresuar që parimet tona të përbashkëta t’i kultivojmë dhe zbatojmë në praktikë edhe në të ardhmen.
Me respekt, SHBA “Karadaku”
30 qershor 2024