Karateistët e klubeve të ndryshme të RMV-së kanë marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik për kadet, junior dhe U21, që u mbajt në Tivar të Malit të Zi, duke shënuar rezultate shumë të mira, shkruan Open-TV.
Medalje të artë kanë fituar ekipi i juniorëve në Kumite (Yll Bilalli, Zulali, Angelovski, Basarov, Belistojanovski, Bozhovic, Mihajlov), të cilët në finale e mposhtën Greqinë 2-0.
Më herët , ekipi i juniorëve në kumite kishte mposhtur Malin e Zi 3-2, BeH 2-0, Kosovën 3-1 dhe në finale Greqinë me rezultat 2-0.
Yll Bilalli është karateist i KK Bashkimi 2002 nga Kumanova./Open-TV.