Dje ndërroi jetë dhe u varros mësuesja në pension, Shyrete Ganiu nga Çairi i Shkupit. Ajo ishte nëna e kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, raporton Open-TV.
Mësuesja Shyrete me dekada kishte punuar në shkollën fillore Liria në Shkup. Kjo shkollë sot ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ganiu.
“Me dhimbje të madhe morrëm lajmin për ndarjen nga jeta e koleges sonë në pension, mësueses Shyrete Ganiu, një shembëlltyrë e mësimdhënëses së denjë!”, thuhet mes tjerash në ngushëlllim e kësaj shkolle dhe drejtoreshës Teuta Idrizi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Telegram ngushëllimi
Me dhimbje të madhe morrëm lajmin për ndarjen nga jeta e koleges sonë në pension, mësueses Shyrete Ganiu, një shembëlltyrë e mësimdhënëses së denjë!
E nderuara familje Ganiu,
Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për ndarjen nga jeta të koleges sime, këshillueses sime që e kisha gjithmonë pranë vetes, gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në misionin e shenjtë të mësimdhënies, asaj figure femër, e cila tërë energjinë dhe vullnetin e flaktë ia përkushtoi arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave dhe brezave të rinj, deri në pensionimin e saj.
Mësuesja Shyrete do të mbetet gjithmonë dhe përjetësisht në arkivin, kujtimet dhe portretin e sh. f. k. “Liria”.
Personaliteti i saj do të jetë frymëzues për të gjithë ato që kishin mundësinë ta njohin për së afërmi e të bashkëveprojnë me të!
Prehu në paqe, mësuese Shyrete Ganiu!
Ngushëllon,
Kolektivi dhe Teuta Idrizi, drejtoreshë e sh. f. k. “Liria”