Gjatë ditës së sotme SHMK Gjimnazi “Sami Frashëri” është furnizuar me banka dhe karrige. Bëhet fjalë për 130 banka dhe 260 karrige, me finansim nga komuna e Kumanovës.
Lajmin e bën të ditur drejtori i shkollës Afrim Aliti në një postim të rrjetin social Facebook, përcjell Open-TV.
“Sot furnizuam SHMK Gjimnazi Sami Frasheri me 130 banka dhe 260 kariga te reja me finansim nga Komuna e Kumanoves. Tash gjitha klasat jane te kompletuara me inventar te ri dhe e gjithe shkolla eshte paisur me elementet e duhura per mbarvajtjen e procesit edukativ-arsimor sipas standardeve per mesim.
Nxeneseve dhe mesimdhenesve u urojme shendet e suksese ne mesim/pune”, /Open-TV.