U bënë një vit që aksidentalisht në hotelin Rogner në Tiranë humbi jetën i riu nga Kumanova Ajdin Mustafi. Ajdini ka jetuar në Genevë të Zvicrës, e për cilësit dhe vetit prej një djali të sjellshëm, i shoqërueshëm e shumë i dashur për familjen e miqësinë, flet fakti që shoqëria e tij sikur para një viti që morën pjesë në varrimin e tij, ata përsëri vizituan varrin e shokut të tyre të cilin e kishin shok të zemrës.
Sikur se familja ashtu edhe shoqëria e tij nuk i ndalën lotët edhe gjatë lutjeve që i bënë tek varri i më të dashurit të tyre. Ajdini gjithmonë do të kujtohet si një djalë me shumë vlera e vyrtyte të larta, një djal i dashur e shumë i sinqertë i cili ka lënë gjurmë të mëdha te të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë patur fatin të jenë të afërt me të. Zoti e mëshiroftë Ajdinin, ndërsa familjes, miqësisë e mbarë shoqërisë ua shtoftë durimin!