Sot Shoqata e peshkatarëve “Krapi” nga Kumanova mbajti mbledhjen e saj të dytë me radhe, në të cilën kryetari i saj Dr. Alush Osmani, i njoftoi të pranishmit për marrjen e koncesionit të pendës së Gllazhnjes për pesë vitet e ardhshme për rekreim dhe peshkim.
Të pranishmit diskutuan për problemet e kësaj pende, ku si problem kryesor mbetet furnizimi me peshqi për të cilën ka mungesë të madhe, si dhe vënia e rendit dhe pastërtisënë në brigjet e pendës.