17 shkurt – Diaspora kultivon dhe mbron traditat. Sipas maksimës, “aty ku është shqiptari është shqiptaria”. Njëri prej atyre që në zemër e ka atdhedashurinë është edhe mërgimtari nga Çerkezi i Kumanovës, Avdi Neziri, shkruan Open-TV.
Avdiu ishte larguar nga vendlindja në vitin 1988, duke migruar në Zvicër. Ai edhe sot e kësaj dite jeton dhe vepron atje, respektivisht në Heerbrugg të kantonit të St. Gallenit.
“Kado që të shkoj dhe kudo që të jem vetëm shqip përshëndetje miq kudo që jeni”, kishte shkruar Avdi Neziri-Bellanoca në llogarinë e tij në Facebook.
“Mbase jeta më ka goditur fortë, në shumë aspekte por kurrë nuk ia ka dalë të ma heq buzëqeshjen, sepse unë gjithmonë i mbështetem vetëm Allahut fuqiplot. Miqtë emi të dashur ju uroj fundjavë të bukur kudo që jeni qofshi nën mrojtjen e Allahut ju dhe familjet tuaja”, është shprehur Avdi Neziri-Bellanoca.
Se është një patriot i madh i çështjes kombëtare, Avdiu e ka dëshmuar shumëherë, ndërsa kulmi ka qenë kur atij i kishte lindur vajza e tij e vetme Besarta. I frymëzuar nga sakrifica për atdhedashuri e familjes Jashari nga Drenica, Avdiu vajzën e tij e kishte pagëzuar me emrin e vajzës të mbijetuar në luftimet mes forcave serbo-jugosllave dhe familjes Jashari në luftën për çlirimin e Kosovës.
Ndryshe, Neziri është i lidhur ngushtë me vendlindjen, dhe sa herë që i jepet mundësia vjen dhe çmallet në shtëpinë e tij të bukur, aty ku i pushon shpirti dhe zemra.
Për në fund mërgimtari, Avdi Neziri-Bellanoca iu uron të gjithë shqiptarëve 17 shkurtin-ditën e pavarësisë së Kosovës. /Open-TV/