Në prag të kthimit të xhiros së dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve mes FC Shkupi dhe skuadrës kroate Dinamo Zagreb, është paralajmëruar spektakël në Shkup. Ndeshja do të zhvillohet në Arenën Todor Proeski të martën me fillim nga ora 21:00, ku nikoqiri paralajmëron tribuna të mbushura dhe një festë që Çairasit e kanë pritur gati dy dekada. Që nga koha kur kjo skuadër quhej Sloga Yugomagnat dhe kur kishte serinë e kampionatit në LPFM. Mirëpo, duke qenë se këto janë kohë të ndryshme, Shkupi ka shanse serioze për të bërë një rezultat historik, pas barazimit heroik 2:2 në Zagreb dhe për të siguruar fazën e grupeve në një nga garat evropiane.
Çairi është në këmbë, koreografia dhe gjithçka e nevojshme tashmë po përgatitet dhe Sportmedia mëson për një tjetër “pikantë”, transmeton Open-TV.
Në Zagreb, “Shvercerët” u pritën mirë dhe nuk pati asnjë incident, përkundrazi janë dakorduar edhe ardhja e tifozëve të Dinamos në Shkup, Bed Blue Boys dhe brohoritja në të njëjtën tribunë. Më saktë, brohoritje e përbashkët e të dyja klubeve, kështu që kush është më i mirë le të fitojë.
Krerët e dy grupeve të tifozëve janë marrë vesh për të gjitha detajet në një takim të veçantë në Zagreb pas ndeshjes Dinamo – Shkupi, ndërsa një grup tifozësh kroatë pritet të martën në Shkup.







