Tyson Fury dhe Dillian Whyte do të përballen sonte mes vete, në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit në peshat e rënda.
Më 9 tetor 2021, kampioni i peshave të rënda në WBC, Tyson Fury, mbrojti titullin e kampionit pasi fitoi me nok-aut ndaj Deontay Wilderit, shkruan Gazeta Express.
Boksieri nga Manchesteri sërish do të dalë në ring për të mbrojtur titullin, teksa tani për kundërshtar do të ketë një boksier nga Britania e Madhe, Dillian Whyte, i cili vije nga Londra.
Meçi mes dy boksierëve britanikë do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Nga matjet zyrtare të bëra sot, 33-vjeçari, Tyson Fury, doli se peshon 126 kilogramë dhe është i gjatë 206 centimetra.
Fury është i pamposhtur në boksin profesionist. Ai ka regjistruar 31 fitore dhe një barazim. 22 prej meçeve i ka të fituara me nok-aut.
Dillian Whyte është 34-vjeç. Ai peshon 114 kilogramë dhe është i gjatë 193 centimetra.
Whyte ka 28 fitore dhe dy humbje – 19 meçe i ka të fituara me nok-aut. /Gazeta Express/