Sot në palestrën e sporteve “Boris Trajkovski” në Shkup në program janë luftat finale të edicionit të 53-të, të turneut ndërkombëtar në boks “Gongu i Artë 2024” që organizohet nga Federata Nacionale e Boksit, që drejtohet nga presidenti, Faton Salihu.
Pas ndeshjeve çerekfinale që u zhvilluan të shtunën dhe atyre gjysmëfinale që u zhvilluan të dielën në programin e sotëm janë 12-të meçet finale dhe atë:
Në kategorinë 57 kg, (F) takohen:
Rebeka Dobos (Hun) – Karina Ibraimova (Kaz)
Në kategorinë 57 kg (M), takohen:
Bashkim Bajoku (RMV)- Luar Aliu (Kos)
Në kategorinë 60 kg (M), takohen:
Ruzhdi Rustemovski (RMV) – Aksel Hegarty (WAL)
Në kategorinë 63 kg (M), takohen:
Nik Nikollov (Slo) – Nikolau Dimitros (Greqi)
Në kategorinë 67 kg (M), takohen:
Alim Nasufi (RMV) – Kiril Globenko (Pol)
Në kategorinë 71 kg (M), takohen:
Dominik Enekes (Hun) – Okazawa Sewontrets (Jap)
Në kategorinë 75 kg (M), takohen:
Orlando Holley-Sotom (Wal) – William Chollov (Bul)
Në kategorinë 80 kg (M), takohen:
Stelian Strahilov (Bul) – Redis Karaj (Alb)
Në kategorinë 92 kg (M), takohen:
Marko Ramljak (Kro) – Donat Syla (Kos)
Në kategorinë +92 kg (M), takohen:
Petar Belberov (Bull) – Shpejtim Shabani (Kos)
Në kategorinë +92 kg (M), takohen:
Ardian Azemi (RMV) – Jordan Hernandez (Bul)
Siç shihet nga programi i ndeshjeve në finale janë kualifikuar edhe katër boksierët nga Maqedonia e Veriut: Ardian Azemi, Alim Nasufi, Ruzhdi Rustemovski dhe Bashkim Bajoku, nga Shqipëria në finale garon Redis Karaj, ndërsa nga Kosova janë Luar Aliu dhe Shpejtim Shabani. Ndeshjet finale fillon në ora 15:00, ndërsa për të gjithë adhuruesit e boksit dyertë e palestrës “Boris Trajkovsk” do të jenë hapura, pasi hyrja është e lirë.