Sot (e martë, 4 shtator) në varrezat e fshatit Nikushtak të komunës së Likovës do të bëhet varrimi i djaloshit të ri Ilir Mustafa, i cili ka jetuar dhe vepruar në Biel ë Zvicrës. Varrimi do të bëhet pas namazit të Ikindisë, raporton Open-TV.
Lajmi është publikuar nga familjarë dhe miq të familjes së të ndjerit.
Ndryshe, ngjarja e rëndë kishte ndodhur para disa ditësh, kur Iliri 25 vjecar kishte shkuar në një liqen për tu larë dhe aty kishte ndërruar jetë.
Të Allahut Jemi dhe te Ai do të Kthehemi. (Open-TV)







