Tre karateistë të K.K. “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës do të jenë pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në kampionatin botëror deri në 21-vjec në Konja të Turqisë (26-30 tetor) dhe kampionatin Ballkanik në Mal të Zi (4-6 nëntor 2022), shkruan Open-TV.
Nedim Shaqiri do të marrë pjesë në kampionatin Botëror dhe Ballkanik, ndërsa Fisnik Shaqiri dhe Omer Musliji në kampionatin Ballkanik.
Këto suksese të mëdha ata i kanë arritur dje (24.09.2022) në Kupën e Maqedonisë për kadet, junior dhe U-21, organizuar në Ohër.
Enis Avdiu dhe Aid Avdiu nuk patën fat kësaj radhe. Trajneri Seful Osmani ndihet shumë i lumtur me këtë sukses, duke ju deshiruar shëndet garuesve dhe suksese në garat e ardhshme me karakter ndërkombëtar./Open-TV.