Shqiptarët kudo që ndodhen në botë sot festojnë 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit. Dhe, me këtë rast, për këtë ditë të madhe dhe të rëndësishme për popullin shqiptarë, orgnizohen manifestime të ndryshme, shkruan Open-TV.
Një poezi e bukur për Flamurin deri te Open-TV ka ardhur nga një vogëlushe simpatike.
Katërvjecarja Tara Shabani nga fshati Mateç i komunës së Likovës, pjesë e çerdhes “Rrezja” në Orizare, gjatë recitimit të vjershës për Flamurin i ka dërguar një “mesazh” Marigonës, gruas që e kishte qëndisur Flamurin kombëtar.
Ndiqni Videon:
Poezia e plotë e recituar nga Tara Shabani:
Flamuri
Unë jam i vogël
por një gjë e di
se Flamuri jonë
është kuqezi
sa bukur e qendisë
oj Marigonë
Ismail Qemali
e ngriti në Vlorë./Open-TV/