Të enjten, më datë 16 nëntor 2023, në orën 15:00, do të bëhet lëshimi në përdorim i objekteve të rinovuara në ISHP Shtëpia e Shëndetit – Kumanovë tek ndërtesa qëndrore për të vazhduar tek objekti i ndihmës së shpejtë, përcjell Open-TV.
Në këtë ngjarje, prezent përvec drejtorit Faruk Alili, do të marrin pjesë edhe mysafirë të tjerë të ftuar nga Kumanova dhe Shkupi.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë me rastin e lëshimit në përdorim të objekteve të renovuara në ISHP Shtëpia e Shëndetit-Kumanovë. E enjte, 16 nëntor, ora 15:00 tek ndërtesa qëndrore për të vazhduar tek objekti i ndihmës së shpejtëe. Jeni të mirëseardhur”, thuhet në njoftimin e ISHP Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë. (Open-TV)