Shkruan: Buran Musliu
Në organizim të Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Maqedonisë së Veriut në Shkup janë zhvilluar garat në nivel kampionati, të vlefshme për kualfikime në kampionatin ballkanik dhe europian.
19-vjecari Florent Selmani nga Tetova ka dalë i dyti në një konkurencë të fortë.
“Dje e fitova vendin e dytë në këtë garë, por nuk do të thotë që këtu gjithçka mbaron, pëkundrazi do të kthehem edhe më i fuqishëm në garat e ardhshme, duke synuar vendin parë. Sporti nuk ka fund”, kështu shprehet Florent Selmani, i cili me shumë disiplinë me punë dhe me dietë të veçantë gjithmonë arrinë suksese.
“Një vizion që percepton të fitosh dhe kështu dhe ndodhi edhe në garat e bodybuildingut në Shkup”, shtoi 19-vjecari.
Ndryshe, Osmani hapat e para i ka filluar para shumë viteve tek klubet i fitnesit Gladiator dhe Atleta nga Tetova. Daja i tij ka qenë motivuesi kryesor për sukseset e arritura, ndërsa meritorë për rezultatet e tij gjithashtu është edhe pof.Emin Limani.
Në kampionat kanë marrë pjesë 30 garues. (Open-TV)