Dje me datë 17 Maj 2023, në lokalet e ShMQSh “SARAJ” në Saraj të Shkupit, nën organizimin e katër shoqatave / klubeve bjeshkatare, edhe ate:
1. Shoqata Malore “Gryka e Dervenit” – Saraj – Shkup,
2. Shoqata Alpiniste “Nivishta – Reka e Epërme,
3. Shoqata Bjeshkatare “Ujëmiri” – Kërçovë, dhe
4. Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Dardania” – Shkup, të gjitha këta me status anëtar të Federatës së Bjeshkatarëve të Maqedonisë së Veriut (FBMV), u mbajt mbledhje me shoqatat / klubet bjeshkatare shqiptare, ku u diskutua për statusin e shoqatave / klubeve bjeshkatare shqiptare në FBMV.
Në këtë mbledhje morën pjesë shoqatat në vijim:
1. Shoqata Bjeshkatare “Bukuritë e Sharrit” nga Bogovina,
2. Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Natyra” nga Saraji – Shkup
3. Shoqata Malore Alpiniste “Gazi Baba” – Shkup,
4. Shoqata Bjeshkatare “Tetova” nga Tetova – morën pjesë dy përfaqësues të deleguar nga kryesia por pa mandat për të votuar pa mos e informuar kryesin e tyre, dhe
5. KBC “Dibra” nga Dibra.
Nga organizatorët e këtij takimi në mënyrë të detajuar u elaborua situata e krijuar nga Kuvendi i fundit zgjedhor i FBMV i mbajtur me datë 04 Qershor 2022, rezultatet e zgjedhjeve, memorandumi për bashkëpunim i firmosur nga 5 (pesë) shoqatat pjesëmarëse në Kuvendin Zgjedhor të FBMV, kërkesat e parashtruara në FBMV.
Pas një debati, ku morën pjesë të gjthë përfaqësuesit e 9 (nëntë) shoqatave pjesëmarëse në këtë mbledhje dhe konstatimit se kërkesat e parashtruara para 11 (njëmbëdhjetë) muajve në Federatë vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhur dhe edhe pas 11 muajve nuk ka kurfar përgjigje, qoftë kjo të ishte edhe negative.
Gjatë debatit shumica apsolute propozonin që të miret vendim për themelimin e një Unioni të shoqatave bjeshkatare ku do të mund ti realizojmë më së miri të drejtat tona.
Në fund të mbledhjes u dha në votim propozimi për të filluar me procedurën për themelimin e Unionit të shoqatave bjeshkatare.
Përfaqësuesit e 8 (tetë) shoqatave votuan PËR sjelljen e Vendimit .
Pas sjelljes së Vendimit, u formua Grupi punues, i përbër prej 8 kryetarëve të shoqatave, dhe u vendos që nga dita e nesërme të fillohet me punë deri në jetësimin e këti vendimi.
Grupi i punës për zbatimin e Vendimit ju bën apel të gjitha shoqatave të ftuara e që nuk ishin prezent në këtë mbledhje, ti bashkangjiten kësaj iniciative dhe të bëhen pjesë e këtij unioni.