Një tifoz ka humbur plot 160 mijë dollarë pasi vuri një bast që dukej i sigurt. Pra, Argjentina ta mposht Arabinë Saudite.
Platforma online “TAB”, ka konfirmuar se dikush ka vendosur bast prej 160 mijë dollarë që kombëtarja argjentinase do ta niste me fitore kampanjën e Kupës së Botës në Doha.
Kampioni i Kupës së Amerikës u pa si një ndër favoritët e këtij truneu, pranë “kojshive” të ameriëks jugore, Brazilit.
Sidoqoftë, skuadra që renditët e treta në renditjen e FIFA-s nuk arriti të fitojë as edhe një pikë ndaj Arabisë Saudite, duke humbur 2:1 në ndeshjen e parë.
Me një kuotë prej 1.13 dollarë, tifozi mendonte se do të fitonte 180 mijë e 800 dollarë, pra një fitim prej 20 mijë dollarësh, duke rrezikuar vlerën e lartë prej 160 mijë dollarësh.
Argjentina e nisi më së miri duke kaluar në epërsi përmes Lionel Messit, që ishte i saktë nga pika e bardhë, por lojtarët e Arabisë Saudite në pjesën e dytë arritën të bëjnë një rikthim të hatashëm.
Kështu, tifozi që “tashmë është bërë pishman”, humbi vlerën tejet të lartë.
Sidoqoftë, kjo fitore e Arabisë Saudite ka inspiruar disa tifozë të tjerë që kanë dhënë baste për Australinë në ndeshjen ndaj Francës.
Një tifoz ka vënë bast 700 dollarë për një fitore të Australisë, që në këmbim do të merrte 8 mijë e 400 dollarë.
Mirëpo, mesa duket kjo gjë nuk do të ndodh me Francën që është duke fituar me rezultat 4:1.
Por, këto janë vetëm disa nga bastet befasuese, pasi ka edhe disa ende më të “çmendura”.
Një tifoz ka bërë bast që Kroacia ta fitojë krejt Kupën e Botës, duke vendosur 5 mijë dollarë në bast. Me një kuotë prej 51, në rast që ndodh, tifozi do të fitonte plot 255 mijë dollarë.
Një tjetër ka vendosur 1 mijë dollarë për Zvicrën që ta fitojë turneun, ku në këmbim do të fitonte 101 mijë dollarë.