Klubi me renome i basketbollit nga Kosova, Prishtina, ka njoftuar se trajneri shkupjan Erkam Ismaili i është bashkuar stafit teknik të klubit të tyre, përcjell Open-TV.
Trajneri ambicioz te Prishtina kaloi nga KB Çairi.
Postimi i plotë i KB Prishtina:
ERKAM ISMAILI I SHTOHET STAFIT TEKNIK TË SKUADRËS 🤍💙✍️
Stafit të trajnerëve i drejtuar nga Ahmet Kandemir do t’i bashkangjitet edhe ndihmës-trajneri Erkam Ismaili nga Shkupi. Ismaili më parë ka drejtuar skuadrën turke Çanakkale dhe së fundmi ka qenë pjesë e BC Çair nga Shkupi që garon në elitën maqedonase. ✅
MIRËSEVJEN NË SHTËPINË E KAMPIONËVE, ERKAM 🤍💙💥./Open-TV/