Hendbollistet e Çairit sot kanë zhvilluar konferencën për media para ndeshjeve të fundjavës me Istogun, në terenin e këtyre të fundit, përcjell Open-TV.
Çairi dhe Istogu do të luajnë mes vete për një vend në rrethin e tretë të Kupës Evropiane.
Trajneri i vajzave cairase, Basri Latifi, ka deklaruar se në Istog do të ndjehen sikru të luajnë në shtëpi të tyre.
“Tek ne liga është më kualitative. Janë 5-6 ekipe të cilat janë konkurrente që cdo vit për tu bërë kampion dhe ndoshta kjo është përparësi për neve, sepse te ne është në përfundim faza e parë e kampionatit. Ne kemi zhvilluar pesë-gjashtë ndeshje që kanë qenë tejet cilësore dhe kemi arritir atë fazën që të jemi ndoshta në përparësi për të garuar”, u shpreh Latifi.
“Duke qenë si ishlojtare e Istogut normal që në fillim do të kem një lloj emocioni, sepse këtu kam kuajtur dy vite. Mirëpo, ne me ekipin jemi përgatur dy javë për këto ndeshje. Atmosfera është shumë e mirë, jemi optimist me ekipin, dhe sic tha trajneri nuk do ta ndjejmë mungesën e fushës sonë, sepse ndjehemi si në shtëpi”, deklaroi kapitenia Leonora Rahmani.
Të dyja ndeshjet fillojnë nga ora 17:00./Open-TV.