Klubi i basketbollit Çair 2030 është debutuesi i vetëm në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Skuadra shqiptare pati një pjesë të parë të sezonit të shkëlqyer në kampionat dhe me meritë u gjend në mesin e tetë skuadrave më të mira të kupës.
Në prag të paraqitjes së parë në këtë garë, për pritshmëritë u shpreh trajneri Erhan Ramadan, i cili tha:
“Jemi me meritë pjesë e këtij kompeticioni. Euro Nickel 2005 është një ekip që ne e respektojmë, ata janë ekipi i vetëm që kanë arritur të festojnë kundër nesh në Çair. I pamë gabimet në atë ndeshje, do të përgatitemi mirë, jemi në një formë të mirë prej tri fitoresh radhazi dhe besoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë”.
Çairasit do të përballen me Euro Nikel të enjten në orën 14:30.