Faton Salihu, Shaban Tërstena dhe Berat Jakupi janë miqë të mirë mes vete. Dhe, miqësinë e tyre e kanë shfrytëzuar sonte për një kafe në sheshin e bukur të Shkupit, pas iftarit, raporton Open-TV.
Në fakt, Faton Salihu i kishte ftuar për iftar kampionin europian në karate, Berat Jakupi nga Gostivari dhe Shaban Tërstenën, kampion olimpik. Faton Salihu është kampion europian për kadetë, kurse aktualisht është edhe nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut.
Një fotografi mes tyre nuk ka mundur të mungoj sonte.
Ndryshe, në iftar ka marrë pjesë edhe zëvendësdrejtori i ARS-së, Isak Lazami, gazetarët Shaban Sinani dhe Reshat Ibraimi, boksieri i njohur Jasin Lama dhe disa miqë e sportistë të tjerë. (Open-TV)