Sot feston ditëlindjen Mia Islami, presidentja dhe themeluesja e klubit të hendbollit të femrave Çair. Me këtë rast klubi i ka bërë një urim të vecantë. Ata kanë deklaruar se fitorja historike ndaj Istogut është dhurata më e mirë për ditëlindjene e saj, shkruan Open-TV.
Postimi i WHC Çair:
Mia Islami, grua të cilën ne e shohim si të fortë, të pandalshme dhe me shumë energji sot e ka ditëlindjen .
Mia Islami është ndër shembujt më të mirë të forcës, punës, përkushtimit dhe dashurisë së pashtershme për gjeneratat e reja në aspekt të ngritjes dhe vetëdijesimit të vajzave duke nxjerrë jashtë kornizave të paragjykimeve, si dhe duke i inkurajuar e motivuar ato në vazhdimësi, për arritjen e sukseseve.
Semie Islami është themeluese dhe presidente e klubit të hendbollit Çair. I urojmë shëndet dhe gjitha të mirat në jetë.
Fitorja e sotme historike është dhurata më e mirë në ditëlindjen tënde.
Urime dhe shëndet edhe nga stafi i Open-TV.