Drejtuesit e US Open pranuan “presionin” dhe bënë ndryshime për edicionin e këtij viti.
Bëhet fjalë për rregullin e taj-brejkut vendimtar, i cili luhet pas përfundimit të setit të pestë. Deri më tani në Nju Jork ndeshja luhej sipas sistemit nëntë pikësh, me të paktën dy pikë diferencë. Megjithatë, duke filluar nga ky vit, në US Open do të luhet një “super tie-break”, deri në dhjetë pikë të fituara.
Ky vendim ishte edhe i pritshëm, sepse ky rregull ishte pranuar tashmë në Australian Open, Roland Garros dhe Wimbledon. Tani, seti vendimtar dhe tai-breiku në të do të sjellin më shumë emocione, të njëjta në të katër turnetë kryesore të kalendarit.