Vaksinca është fshati i radhës për ciklin e emisioneve dokumentare “Historia e fshatit” tim në Open-TV.
Ky fshat shtrihet rrëzë Karadakut të komunës së Likovës dhe Kumanovës, në pjesën veriperindimore të këtij qyteti.
Me ndarjen territoriale në vitin 1996, fshati Vaksincë I takon komunës së Likovës.
Grupin e xhirimit të Open-TV në këtë fshat e priti Ismet Miftari, magjistër I pedagogjisë.
Ai në këtë emision do të tregoj për historinë dhe kuptimin e emrit të fshatit Vaksincë, për lagjet, për toponimet e ndryshme, për pishtaret e arsimit, për migrimin, për mërgimtarët e Vaksincës, si dhe do të rrëfejë për histori të shumta atdhetare dhe kombëtare që lidhën me këtë fshat, e të tjerë.