Kombëtarja kroate e vaterpolos, në një atmosphere madhështore para 10 mijë tifozëve në arenën “Spaladium” të Splitit në finale e madhe të kampionatit Europian mundi tanimë ish kampionin evropian Hungarinë me rezultatin 10:9 dhe fituan titullin kampion të kontinentit të vjetër.
Për Kroacinë është ky titulli i dytë kampion Europe pas asaj të vitit 2010 kur ishte organizator Zagrebi.
Në ekipin kampion më efikas ishin Konstantin Harkov dhe Rino Buriq të cilët shënuan nga tre gola.