Klubi i karatesë Bashkimi nga Kumanova ka fituar dy medalje të arta në turneun ndërkombëtar Grand Prix Macedonia, të dielën, raporton Open-TV.
Vëllezërit Ylli Bilalli (U21, -67kg) dhe Rinar Bilalli (U12, -35 kg) fituan medalje të arta secili në kategorinë e tij.
Postimi:
Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Zotit,Krijuesit të botërave të gjithësisë.
Sot më datë 31.03.2024,në garën ndërkombëtare Grand Prix Macedonia,ku pjesëmarës kishte mbi 1000 garues nga 14 shtete,dy djemtë e mi Ylli Bilalli në U21 dhe Rinar Bilalli U12,u shpërblyen me medalje të arta!
Falënderime edhe trejnerit të K.K.”Bashkimi 2002″ prof.Murselit.
Shpresojmë në sukseset e rradhës.