Të nderuar banorë të Komunës së Likovës,
Gjendja nga shiu i pa ndërprerë me breshër e me frymë të madhe në fshatrat e komunës, ka shkaktuar vërshime e dëme të mëdha, andaj Ju lutem që mos të dilni jashtë e qarkulloni pa nevojë.
Pasojat e shkaktuara do të sanohen, por lutemi që vetëm koha të qetësohet.
Kërkoj absolutisht durimin e gjithë qytetarëve dhe më shumë se kurrë unitetin në këto raste, pasi ka rëndësi më shumë se gjithçka!