Këngëtari i njohur, Xhelal Xheladini, i cili ndërroi jetë në Zvicër, u varros dje në varrezat e qytetit në Kumanovë, më 27 shkurt 2024, e martë, raporton Open-TV.
Në varrimin e tij morën pjesë familjarë, miq, kolegë të tij nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Kushëri dhe kolegru i tij, Besnik Etemi, dukshëm i mërzitur për vdekjen e Xheladinit, arriti të thotë ca fjalë për Open-TV.
“Xhelal Xheladini ka qenë këngëtar, poet, publicist dhe ai këtë e dëshmoi edhe në varrimin e tij, ku kishte shumë të pranishëm. Ne themi xhemat. Xhelali ka qenë kolegë dhe kushëri i imi. Kam shumë momente me të, ka ditë me bë hyumor, kishte karakter të vecantë, ka pas sjellje të jashtëzakonshme njerëzore. Muzika e tij ishte një nga të parët, mos të them i vetmi në atë kohë, në Televizionin shqiptar TVSh, ku video klipi I tij ishte i pari që depërtoi. Ishte tekstshkrues i vecantë”, deklaroi mes tjerash Besnik Etemi, këngëtar dhe familjarë shumë i afërt i Xheladinit.
Në videon e mëposhtme mund të ndiqni deklaratën e tij për Open-TV.