Sapo është publikuar projekti më i ri i këngëtarit të talentuar Vati Feratit-Shefi, me titull “E veçant je”, shkruan Open-TV.
Vati Ferati jeton në Saint Moritz të Kantonit të Vevej në Zvicër, por me origjinë është nga Kumanova.
Është vet këngëtari që ka dhënë këtë lajm të mirë përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
“Ju pershendes gjithëve. Me Projektin tim më të ri në bashkëpunim me HK STUDIO Hevzi Kumanova. Shpresoj t’ju pëlqej. Ndëgjim të këndshëm”, ka shkruar Vati, i cili është menaxher i Macumba. /Open-TV/