Bayern Munich dhe Real Madrid kanë luajtur baras 2-2 në një ndeshje spektakolare në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Për vendasit golat i shënuan Leroy Sane dhe Harry Kane, ndërsa për Real Madridin ‘hero’ i natës së sotme ishte pikërisht Vinicius Junior i cili shkëlqeu me dy gola.
Ylli brazilian fillimisht shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 Real Madridit pas asistimit magjik të Toni Kroos, ndërkaq në pjesën e dytë me gjakftohtësi realizoi nga penalltia për të barazuar shifrat në 2-2.
Pas ndeshjes, braziliani është prononcuar shkurtimisht për mediat, duke dhënë një paralajmërim për bavarezët.
Ndeshja kthyese mes Bayern Munichut dhe Real Madridit do të zhvillohet të mërkurën e 8 majit me fillim nga ora 21:00./Telegrafi/