Koalicioni VLEN nesër (e shtunë) do të shënoj Ditën Ndërkombëtare të Sportit. Ky aktivitet do të mbahet tek Parku I Qytetit në Shkup me fillim prej orës 13:00. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë kandidati për President i Koalicionit VLEN, Dr.Arben Taravari, si dhe bartësi i Listës së kandidatëve për deputet në Njësinë 1, Izet Mexhiti, përcjell Open-TV.
“Të nderuara media ju informojmë se nesër (e shtunë, 06.04.2024) me fillim në ora 13:00 tek Parku i Qytetit në Shkup do të shënojmë Ditën ndërkombëtare të Sportit, ku i pranishëm do të jetë kandidati për President i Koalicionit VLEN Dr.Arben Taravari, si dhe bartësi i Listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë 1, Izet Mexhiti”, thuhet në njoftim. (Open-TV)