Kampioni olimpik në mundje, Shaban Tërstena ka votuar sot për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, përcjell Open-TV. Ai votoi në Çair.
Ja postimi:
Mirëmëngjesi, Zoti qoftë me ne, një ditë e re, një shpresë e re për qytetarët e Maqedonisë .
Sot shkova të zbatoj të drejtën kushtetuese dhe ligjore, të drejtën time të votës si qytetar i vendit tim që të votoj më 24 prill 2024 për Presidentin e së ardhmës, për atë të cilin mbështet dhe stimulon sportistat tonë për të arritur rezultate të larta ndërkombëtare.
Prandaj edhe ju të nderuar qytetarë e populli im, dilni dhe shprehuni në formën më demokratike, pasi që me votën tënde ngrit një pushtet po edhe mposht një pushtet. Bëhu vendimmarrës i të ardhmes tënde, besoni se vota juaj mund ndryshoj gjithçka në shoqëri.
Një sqarim për gjithë sportdashësit dhe të gjithë ju, ne sportistët vetëvendosim për arritjet e fitores me fuqi trupore personale, ndërsa për politikanët vendos populli se kujt duhet t’ia jep besimin, kujdes dhe vëmendje dhe mendoni me mendjen t’uaj të shëndosh.
Me respekt, kampioni juaj olimpik, Sh.T. (Open-TV)