Le t’u gëzohemi vlerave që WHC Çair sjell në shoqërinë tonë!
“Të dashur qytetarë, sportdashës
dhe të gjithë të pranishmit që sonte na shtuat emocionet. Ju falënderojmë që na përkrahët për 60 minuta pa ndaluar!!”,
Të gjithë së bashku, spektatorë nga sfera të ndryshme të shoqërisë sonë e ndoqën skuadrën e Çairit duke treguar unitet e civilizim shembullor si dhe masivitet të paparë në sallën e Avtokomandës.
Tashmë qytetarët e Shkupit dhe Çairit kanë një klub me vlera Europiane. Ky sukses na mëson se nëse fëmijëve të këtij vendi u ofrohen mundësi më të mira, ata mund të arrijnë suksese shumë më të mëdha. Të gjithë ne edhe ata që drejtojnë institucione, te bashkojmë duart, forcat dhe t’ju ofrojmë mundësi më të mira të rinjve të këtij vendi
Të vetëdishëm që kishim një kundërshtarë që vitin e kaluar ka arritur në 1/8 e finales së Kupës Europiane.
Qe në formacionin e saj ka hendbolliste me përvojë që kanë performuar në ligat më të mira evropiane për skuadrat si: Rostov Don, Bera Bera, SCM Craiova, Erd, Vistal Gdansk, Naisa, Vardar, Minsk, Gomel, Boden nga Suedia por ekipi jonë përsëri gjatë gjithë kohës ka luftuar për një përmbysje të plotë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet për gjashtë ditë (10 dhjetor) dhe do të luhet në Izrael. Paraqitja në Shkup, posaçërisht në pjesën e dytë na japin shpresë që ekipi i Çairit të besojë në përmbysje në takimin e kthimit.
Foto: https://24rakomet.mk