Në fundjavën Evropiane të Hendbollit, vëmendja është në Istog të Republikës së Kosovës.
Ndeshjet i takojnë raundit të dytë të Kupës Evropiane (European Cup). Trajneri kryesor i WHC ÇAIR, Basri Latifi pranon se KHF Istogu është skuadër cilësore duke fituar shumë trofe në Kampionatin e Kosovës, por premtojnë më të mirën në tentim për të avancuar tutje.
WHC ÇAIR ka bërë ndryshime në krahasim me edicionin e kaluar, ndërsa në përbërje ka dy reprezentuese të Gjeorgjisë, një reprezentatuese të Bosnjës dhe portierja nga Mali i Zi që tashmë dy vite është në rradhët tona. Cilësia te kjo skuadër nuk mungon, por mbetet të shihet nëse është e mjaftueshme për ta kaluar skuadrën nga Kosova.
Dy ndeshjes mes KHF ISTOGU dhe KHF ÇAIR janë paraparë që të zhvillohen me datë 15 dhe 16 tetor në Istog. Ndeshja e parë do të luhet me fillim prej orës 17:00, ndërsa ndeshja e dyta të dielën po në të njëjtën orë.
Për vashat e KHF Çair është kjo ndeshja e tretë në garat europiane, ndaj edhe dëshirojnë që në mënyrën më të mirë të paraqiten përballë vashave nga Istogu të Republikës së Kosovës.
Stafi teknik në krye me trajnerin Basri Latifi, si dhe hendbollistet me optimizëm i presin këto dy përballje duke besuar se do të kualifikohen në raundin e tretë të Kupës së Europës në hendboll për femra.