Në një atmosferë festive të mbushur me argëtim të mërkurën, WHC Çair organizoi darkën festive të fundvitit. Ata festuam sukseset dhe punën e palodhshme të një ekipe kaq të mrekullueshme, të përkushtuar dhe shumë të dashur, përcjell Open-TV
Darka solemne ishte e mbushur me dhurata, argëtim, ushqim të shkëlqyer dhe mbi të gjitha shoqëri të mirë.
Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lojtaret, stafi i ekipit i drejtuar nga
Basri Latifi , presidentja e klubit Mia Islami u takuan sonte për darkën solemne për arritjet e mëdha që klubi i Çairit ka siguruar këtë vit.
Kjo mbrëmje ishte një rast i mrekullueshëm që sezoni vjeshtor te përmbyllet me një energji pozitive, me shum dhurata mes lojtarëve, humor dhe argëtim.
“Çdo vit ka pengesa dhe do i gjejmë edhe njëqind vitin e ardhshëm, por nuk duhet të kemi frikë, nevojitet kurajë për të konkurruar në nivelet e larta. “
Së bashku, me këtë klub dhe këtë familje, do të lëmë gjurmë në hendbollin vendor dhe ndërkombëtar. (Open-TV)