Kapiteni i reprezentacionit të Zvicrës, Granit Xhaka, ka festuar në një mënyrë unike, pas fitores ndaj Serbisë, duke e mbajtur veshur fanellën e Ardon Jasharit, bashkëlojtarit të tij.
E lidhur me këtë, mediat serbe kanë shkruar se Xhaka ka provokuar, por shqiptari e ka mohuar që ka të bëjë me këtë, raportojnë mediat serbe.
“Jo, asnjë prapavijë politike. Ka ardhur i ri në ekip (e ka fjalën për Ardon Jasharin nga Kumanova). Unë isha në situatë sikur ai, meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku. Gjithnjë pas ndeshjes mbaj fanellën e tij. Këtë e kam bërë pikërisht tani”, deklaroi Granit Xhaka.