21 shkurt – Në Shkup është themeluar edhe një klub i mundjes. Bëhet fjalë për KM “Shkupi”. Në njoftimin e klubit të ri në Facebook thuhet se ata kanë marrë vendimin nga regjistri qendror i RMV-së, shkruan Open-TV.
K.M. “Shkupi” përbëhet kryesisht nga sportistë të rinj, por me përvoj në këtë sport, të cilët pas vetës kanë lënë gjurmë në sportin e mundjes.
Gjatë javës që kaloi ata ishin në një turne në Kosovë, kurse pas dy javësh fillojnë i pret kampionati i parë shtetëror për pionerë.
Trajnerë të klubit janë Jasin Rexhallari dhe Bunjamin Ebipi.
Ja postimi i plotë i KM Shkupi pa ndërhyrje:
Tani me edhe zyrtarisht morem vendimin nga Regjistri Qendror i RMV per themelimin e Klubit te mundjes “SHKUPI”!
Vendi jone po behet me i pasur edhe me nje klub ne kete sport, per ta perforcuar me shume konkurencen dhe me kete shpresojme edhe rezultatet e sportisteve tane.
K.M. SHKUPI perbehet kryesisht nga sportiste te rinj por me pervoje ne kete sport, te cilet pas vetes kane lene medalje te ndryshme nderkombetare. Keta dashamire te sportit te mundjes tani e tutje deshirojne qe pervojat e tyre t’ua trashegojne me te rinjve, qe edhe ata ta vazhdojne traditen e sukseseve nderkombetare.
Shpresojme qe me pune do te arrijme suksese edhe me te medha ne kete sport!/Open-TV/