I ka 83 vjet, por mosha nuk i pengon që të vozisë ende pa problem Mercedesin e tij, kjo edhe për shkak të shëndetit që gëzon.
Asip Ferati nga Hasanbegu i Shkupit tregon për Open-TV se sivjet bëhen 53 vjet që vozitë makinë, dhe kurrë në jetë nuk i ka ndodhur asnjë fatkeqësi.
Ai ka një porosi për djemtë e rinj që janë shoferë.
“Lejën e kam marrë në Gjermani. E kam marrë në vitin 1970. Në vitin 1970 kam shkuar në Gjermani dhe atë vit e kam marrë. E kam marrë me 19 orë. Ka qenë vështirë të pajisesh me patent shoferi, nëse njuk i ke ditur shenjat e komunikacionit. Gjermani nuk ta falë”, rrëfen mes tjerash Haxhi Asip Ferati.
Storjen e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme: