Mevludin Sinani, zëvendës drejtor në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ka organizuar një iftar të përbashkët me kolegët e punës, raporton Open-TV.
“Ndjenja e respekti ndaj kolegëve është një prej ndjenjave thelbësore në marrëdhënien e punës, me anë të të cilës ne ndërtojmë bashkëveprim dhe bashkëpunim. Faleminderit kolegëve të mi që morrën pjesë në mbrëmjen e Iftarit”, ka deklaruar Sinani. (Open-TV)