November 20, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

20/11/2026
in Maqedoni
Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale
Share on FacebookShare on Twitter

Shporta mesatare e konsumatorit në tetor ka qenë 59.149 denarë, që është 942 denarë më shumë se në shtator ose 1,6 për qind, njoftoi sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Foto

 

Foto

Në brifingun me mediat, Durmishi informoi se rritje më të madhe ka te ushqimi dhe pijet, veçanërisht te pemët dhe perimet. Rritja ka edhe për banim, veshëmbathje dhe këpucë, rekreacion, kulturë, elektrikë, gaz dhe karburante tjera.

Foto

 

Foto
Foto

Çdo ditë tha ai, po monitorohen çmimet nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT).

“Për momentin, çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit relativ të tregut. Qëllimi ynë është të ndërhyjmë vetëm nëse ka nevojë, pra justifikim ekonomik. Kur të na njoftojë ISHT se ka sjellje devijante midis tregtarëve, atëherë do të veprojmë”, theksoi Durmishi.

 

Ai iu referua edhe inflacionit, duke theksuar se norma mujore ishte 0,4 për qind, ndërsa vjetore 3,3 për qind.

Sipas Durmishit, treguesit me kujdes po analizohen.

“Në eurozonë inflacioni është katër për qind. Ne jemi më të mirët. Megjithatë, inflacioni tek ne duhet të jetë nën tre për qind dhe do ta arrijmë këtë në fund të vitit”, thekson Durmishi.

 

Në lidhje me pagën minimale, ai informon se Qeveria punon me përkushtim në rritjen e saj.

 

*Deri në 200.000 euro gjobë për praktikat jokorrekte tregtare.

Gjoba dhjetëfish më të larta në vlerë deri në 200.000 euro, parashikojnë ndryshimet e Ligjit për praktika jokorrekte tregtare, që duhet të miratojnë javën e ardhshme.

Siç tha sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ligji zbatohet tashmë dhjetë muaj dhe ka ndikim, por jo sa pritet.

 

“Ndryshimet punohen me të gjitha institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit. Kemi mendime të ndryshme, por do të dalim me qëndrim konkret”, theksoi ministri në brifingun me gazetarët.

 

Me ndryshimet ligjore do të përfshihen edhe marketet (zinxhirët tregtarë) dhe shpërndarësit.

Durmishi paralajmëroi edhe ligj të ri për veprimtari gastronomike.

Related Posts

ASH: Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë
Maqedoni

ASH: Gëzim Nebiu zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare – Kërçovë

20/11/2026
M.r Lile Mlladenovska nga SPB Kumanovë uron Ditën e Alfabetit Shqip
Komuna

M.r Lile Mlladenovska nga SPB Kumanovë uron Ditën e Alfabetit Shqip

20/11/2026
Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp
Bota

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

20/11/2026
Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!
Maqedoni

Funksionari i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni është stabil!

20/11/2026
Mimoza Musa përfaqëson Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në konferencën ndërkombëtare në Turkmenistan
Maqedoni

Mimoza Musa përfaqëson Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në konferencën ndërkombëtare në Turkmenistan

20/11/2026
Sulejmani dhe Qehaja në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel
Kosovë

Sulejmani dhe Qehaja në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel

20/11/2026
Next Post
Izet Mexhiti: Çairi bashkon studentët shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026

Izet Mexhiti: Çairi bashkon studentët shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026

Open-Tv

© 2026

Kategoria e faqes

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026